10 infermiere të të njëjtit spital në Tiranë, shtatzëna në të njëjtën kohë

TË FUNDIT

Teksa çdo ditë janë në krye të detyrës dhe kujdesen për çdo paciente të tyren, 10 mami të maternitetit të Spitalit Universitar Obsterik Gjinekologjik në “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, janë në pritje të ëmbël.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të këtij materniteti.

“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatëzanisë. Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjen, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh – Jetën brenda tyre. Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!”, shkruhet në postim.