Array

1 vit nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe, nuk gjen zbatim në institucionet, gjobat do të vonohen

Must Read

Pirlo do të zëvendësojë Sarrin

Pas shkarkimit të Maurizio Sarri-t nga stoli i Juventus-it, ekipi konfirmoi legjendën Andrea Pirlo si trajnerin e...

Zelanda e Re fiton betejën me Covid-19, 100 ditë pa raste të reja

Zelanda e Re ka kaluar 100 ditë pa regjistruar një rast të vetëm të korona virusit nga...

Çeki, zjarr në një ndërtesë, 11 të vdekur

Policia në Republikën e Çekisë po heton një zjarr që mori jetën e 11 njerëzve, përfshirë tre...

- Advertisement -

U bë një vit prej kur Kryeparlamentari Talat Xhaferi hapi seancën në gjuhën shqipe. Ligji për përdorimin e gjuhëve u fuqizua duke u shpall në Gazetën Zyrtare.

Një pjesë e institucioneve po e respektojnë ligjin dhe kanë vendosur tabelat edhe në gjuhën shqipe, por një pjesë e tyre nuk e zbatojnë atë. Një pjese e formularëve nëpër institucione janë vetëm në gjuhën maqedonase, por edhe tabelat njëashtu.

- Advertisement -

Për ta vënë në zbatim ligjin janë formuar dy institucione, Agjencia për zbatim të Ligjit dhe Inspektorati për gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Drejtori i Inspektoratit Fatmir Hyseni, i cili u zgjodh para gjysmë muaji tha se ende po e kompletojnë ekipin i cili duhet ta shohë a po respektohet gjuha shqipe nëpër institucionet.

E nga ana tjetër u bë një vit, por ende nuk është formuar ekipi që do të inspektojë shkeljen e ligjit.

Këtë së fundmi ka bërë zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili para disa muajve doli me veturë duke kërkuar llogari se përse tabela e Agjencisë për administratë është vetëm në gjuhën maqedonase.

Drejtori i Inspektoratit Hyseni tha se nuk dihet se sa do te jetë numri i inspektorëve që do jenë në terren, por tha se do të ketë në dispozicion 10 milionë e 20 mijë denarë para të ndara nga Buxheti i shtetit.

“Numri i të punësuarve do të varet nga buxheti i cili është paraparë. Për momentin kemi një buxhet të vogël. Buxhetin e kemi 10 milion e 200 mijë denarë ose 180 mijë euro. Do ta bëjmë maksimumin t’i bëjmë punësimet e para, e pastaj Inspektorati do të jetë ai i cili do të dalë në terren dhe do të bëjë mbikëqyrje. Kompetenca e inspektoratit do të jetë mbikëqyrje inspektuese e të gjitha institucioneve në bazë amendamentit 5 të Kushtetutës së RMV-së”, theksoi Fatmir Hyseni, drejtor i Inspektoratit të Gjuhëve.

Drejtori i Agjencisë për përdorimin e gjuhëve Ylber Sela, tha se ka institucione që kanë refuzuar ndihmën e agjencisë, ndërsa një pjesë e tyre kanë kërkuar që të gjitha formularët të përkthehen në dy gjuhë.

“Do t’i lekturojmë të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore dhe të gjitha shpalljet të cilat shkojnë në Gazetën Zyrtare. Që nga nesër fillon edhe afati, ne i presim dhe jemi të përgatitur. Të gjitha sendet juridike për të cilat kanë dilemë, se a duhet të zbatohet, ata vetëm duhet të dërgojnë një e-mail tek ne ose personalisht dhe ne ua sqarojmë çdo gjë”, tha Ylber Sela nga Agjencia për Zbatimin e Ligjit.

Ndryshe, para një muaji Komisioni i Venecias, kërkoi që Ligji për gjuhët të rishikohet dhe të shqyrtohet dygjuhësia në procedurat gjyqësore. Qeveria ende nuk ka sjellë vendim për përdorimin e gjuhës shqipe në monedhat, si dhe në uniformat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që grupi i punës i cili duhet të veprojë ndaj rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ende nuk e ka caktuar planin e veprimit.

- Advertisement -

Latest News

Zelanda e Re fiton betejën me Covid-19, 100 ditë pa raste të reja

Zelanda e Re ka kaluar 100 ditë pa regjistruar një rast të vetëm të korona virusit nga komuniteti, diçka që duket se...

Çeki, zjarr në një ndërtesë, 11 të vdekur

Policia në Republikën e Çekisë po heton një zjarr që mori jetën e 11 njerëzve, përfshirë tre fëmijë.

Pas shpërthimit në Bejrut mblidhen udhëheqësit botërorë

Udhëheqësit ndërkombëtarë do të zhvillojnë bisedime këtë të diel për të rritur ndihmën për Bejrutin pas shpërthimit masiv që shkatërroi kryeqytetin libanez...

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe  jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com