1 viktimë dhe 26 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

1 viktimë dhe 26 të infektuar nga Covid-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Viktima që u regjistrua është nga Shkupi, një 80-vjeçar i cili në spital ishte shtruar më 21 prill. Nga 26 të infektuarit, 11 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 3 nga Tetova, 6 nga Struga dhe nga një në Manastir, Gostivar, Vinicë dhe Negotinë, njofton TV21.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 1326, kurse i viktimave në 57-të.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 pacientë, prej të cilëve dy kanë qenë në mjekim spitalor, kurse 34 në mjekim shtëpiak.