1 milion denarë ndan Agjencia për Rini dhe Sport për mundësin Besir Alili

TË FUNDIT

Agjencia për Rini dhe Sport do të ndaj 1 milion denarë për mundësin Besir Alili, të cilët nga shuma e ndarë nga kjo Agjenci 800 mijë denarë do të jenë për mundësin Besir Alili dhe 200 mijë denarë për trajnerin.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, sot priti mundësin Besir Alili i cili nga Italia u kthye me medalje të artë. Kaevski gjatë takimit me mundësin Alili theksoi se kanë qenë ambasadorët më të mëdhenj dhe kanë dëshmuar se janë përfaqësues të sportit më të popullarizuar në vendin tonë. Drejtori i Agjencisë për Sport dhe Rini, Darko Kaevski, me fjalë miradije për Besir Alili tha se Besiri është pjesë e ngritjes sportive në këtë sport dhe ai është pjesë e këtij programi me të cilën kemi një kampion evropian.