Afrim jonuzi:
Jo si herëve tjera por edhe këtë vit për 1 Maj, qytetarët vizituan parkun e Sarajit, ata thonë se po mbajnë distancën dhe se kanë dalë për të marrë ajër të pastër.
Por ndryshe nga herët tjera këtë vit nuk kishte shitës ambulant që mbushnin parkun. Pyetëm disa qytetarë ata thonë që po i respektojnë masat e rekomanduara nga Qeveria për parandalimin e pandemisë.
Qytetar: Sigurisht se i respektojmë rregullat dhe tani dhe pak do të shkojmë.
Qytetar: Patjetër që duhet të respektohen duhet të mbrohemi si për vetën ashtu edhe për të tjerët.
Qytetar: Po do të qëndroj deri në oren 13:30.
Arsyeja tjetër se përse sot nuk kishte shumë lëvizje është edhe për shkak të muajit të Ramazanit.
Më të lumtur ishin fëmijët të cilët loznin në park. Në parkun e Sarajit sot nuk pati zjarre e zgara dhe as lojëra të ndryshme të cilat organizoheshin nga qytetarët.
Parku i Sarajit njihet si një destinacion i shumë qytetarëve nga vendet e ndryshme që vijnë për ta festuar 1 Majin.
Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomiko-social të punëtorëve.
