Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 5.057 testime për Covid-19, prej të cilëve 1.299 raste kanë rezultuar pozitive.
Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 24 viktima dhe 413 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 587.546 testimeve, pozitive kanë rezultuar 118.736. Prej tyre, 100.250 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.448. Numri i rasteve aktive është 14.176./TV21
