​Veteranët e Istogut nesër në protestë

TË FUNDIT

Nesër në qendër të Istogut veteranët e kësaj ane kanë paralajmëruar një protestë kundër emrave të publikuara në listat e veteranëve të UÇK-së.

Në një njoftim të dërguar për media në emër të Skënder Shatrit bëhet e ditur për aktivitetin protestues për nesër në qendër të qytetit me fillin në orën 11.

“Ju ftojmë që nesër në qendër të qytetit të Istogut, të jeni prezent në aktivitetin tonë protestues si veteran të UÇK-së, ku do t’i bëjmë publike pakënaqësitë tona lidhur me publikimin e listave të veteranëve dhe skandalet qe janë bërë nga Komisioni Komunal dhe ai Qendror për verifikimin e këtyre listave”, thuhet në njoftim.