​Real Madridi vë në shitje dy yjet e skuadrës

TË FUNDIT

Real Madridi do të mirëpresë ofertat eventuale për Gareth Bale dhe Iscon në afatin kalimtar të janarit, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Të dy lojtarët kanë arritur në gjashtë muajt e fundit të kontratave të tyre dhe “Los Blancos” janë të etur për të fituar para, para se të hyjnë në grupin e lojtarëve të lirë.

Marcelo është gjithashtu në të njëjtën listë, por Reali nuk po planifikon të nënshkruajë me ndonjë zëvendësues për të, kurse Bale dhe Isco mund përfundojnë duke u larguar në merkaton e dimrit.