​Për dy muaj, 47 të pickuar nga rriqrat, mbi 15 të kafshuar nga gjarpri

TË FUNDIT

Rreziku nga rriqrat ende po u kanoset banorëve të Malishevës, të Drenasit e të Fushë Kosovës.

Për parandalimin e këtij rreziku në Komunën 44 fshatrat e Malishevës sot është bërë faza e katërt e dezinsektimit të kafshëve nga AgroGroup Fauna. Qëllimi i dezinfektimi ishte ndalimi i rriqrave pasi që këto insektet ushqehen me gjakun e kafshëve.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Universitare të Kosovës (QKUK), vetëm për dy muaj e fundit janë paraqitur 47-të raste nga pickimi i rriqrave, ku dy nga këto raste janë shënuar me ethe hemorragjike.

Drejtori i Klinikes Infektive ka treguar që numri i të pickuarve nga rriqrat ka shënuar ulje, dhe nuk asnjë rast të vdekjes.

Klinika Infektive përgjatë muajit korrik dhe gusht në këtë vit është përballë edhe me mjekim e mbi 15 pacientëve me kafshim nga gjarpri.

Bashkim Kurti nga Fauna DDD tha për KosovaPress se ky proces repelimi të kafshëve po bëhet me të ndaluar pickimin nga rriqrat dhe ethet hemorragjike. Kurti tha se ky dezinsektim i kafshëve është në kohë të duhur pasi që temperaturat ende vazhdojnë të jenë të larta.
“Kjo është faza e katërt që janë të realizuar edhe qëllimi i kësaj është parandalimi i rriqrave bëhet për ethe hemorragjike. Kjo është në kohë, është në kohë të duhur pasi ende temperaturat janë të larta dhe sa të janë temperaturat e larta rriqrat janë ende aktive… Qëllimi i kësaj është për me ndalu rriqrat pasi që rriqrat janë insektet që ushqehen me gjakun e kafshëve….Janë të përfshira 44 fshatra të komunës së Malishevës, janë të përfshimë 6 fshatra të komunës së Suharekës, 7 të Rahovecit dhe 13 të Klinës”, tha Kurti.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, për KosovaPress ka treguar se nga 47 të prekurit nga pickimi i rriqrave, 11 nga ta kanë qenë të shtrirë në klinikë, pasi që është dyshuar se mund të shfaqet edhe sëmundja e etheve hemorragjike.
“Një numër i madh i të sëmurëve të tjerë e ka përfshi kjo situatë edhe e pickimit ose e thumbimit me rriqra…Ne do të ju themi se nga muaji korrik…deri më datën e sotit 21, tetë, në klinikën tonë janë observu ose janë kontrollu diku 47 raste…të pickuara me rriqra. Prej këtyre 47 rasteve janë pranu, ose janë shtrirë në spital 11 raste…7 raste ka Malisheva, dhe kanë qenë një rast nga Drenasi dhe ka qenë një rast nga Fushë Kosova… Por nga këto 11 raste, dy kanë qenë me ethe hemorragjike që ne në mjekësi i quajmë me dëmtim veshkor ose me ‘handa’. Këta dy të sëmurë kanë manifestu një pasqyrà « klinike të rëndë është dëmtu aparati veshkor sepse ju e dini ky virus është handa kryesisht e dëmton veshkën, qe të dy këto raste janë dializu dhe janë trajtu në klinikën tonë, dhe njëri nga këta është lëshuar ditë më parë në gjendje shumë të mirë”, tha Ramadani.

Rreziku nga pickimi i rriqrave, ku vite më parë ka marrë dhe jetë të njerëzve, këtë vit ka ndryshuar. Sivjet në Klinikën Infektive nuk është manifestuar asnjë rast me vdekshmëri. Veç kësaj numri i të pickuarve nga rriqrat ka shënuar ulje nga viti i kaluar.