​Kosova nderon Shkelzen Gashin

TË FUNDIT

Futbollistin e Kombëtarës Kuq e Zi, Shkelzen Gashin, Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Diasporës e kanë nderuar me çmim për kontributin e tij të dhënë në sport.

Këtë e bëri me dije vet kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë edhe një fotografi.

“Me Shkelzen Gashin, futbollistin e Kombëtares, i cili sot ishte në Prishtinë për të ju ndarë çmimi për kontribut në sport nga Ministria e Diasporës. Biseduam për kombëtaren dhe ishte e qartë që kualifikimi për në Francë ishte synimi dhe ëndrra e secilit futbollist të kombëtares. Jemi afër, Forza kombëtarja”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti njofton se komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Diaspores sot përmbyll muajin e diasporës, me këtë ndarje të çmimeve dhe koncertin e jashtëzakonshëm sonte në sheshin Zahir Pajaziti duke filluar nga ora 19:00 – ku është edhe nata e fundit e Beerfest.