​KIPRED, studim krahasues të kandidatëve për deputetë në rajon

TË FUNDIT

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) do ta prezantojë sot në konferencë për shtyp “Studimin krahasues të kandidatëve për deputetë” me të gjeturat nga anketimi i bërë me kandidatët për deputetë, dhe deputetët në legjislaturat aktuale nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Të gjeturat e hulumtimit kanë të bëjnë me çështjet si Profili personal i kandidateve për deputetë, dhe deputetëve (edukimi, besimi, mosha etj), Angazhimi politik (vullnetarisht apo me pagesë), votimi në Parlament (sipas kërkesave të subjektit politik apo sipas kërkesave të votuesve), pikëpamjet e tyre ideologjike (përkrahja ndaj të majtës dhe të djathtës), qëndrimi ndaj anëtarësimit në Bashkimit Evropian, fushata zgjedhore (metodat për promovim të kandidaturës) etj.

Mediave do t’ju drejtohen Gent Gjikolli dhe Blerim Murtezi.

Konferenca do të mbahet në zyrat e reja të KIPRED-it (afër OSBE-së), me fillim në ora 11:00.