​Hoxhaj: Vendi po hyn në një fazë të re të jostabilitetit

TË FUNDIT

Enver Hoxhaj, u.d së kryetarit të PDK-së, ka thënë se ky subjekt nuk do ta votojë Qeverinë Kurti 2.

Tutje ai ka thënë se Albin Kurti e ka detyrë të jetë kryeministër i gjithë qytetarëve dhe të krijojë stabilitet në vend, por qasja për ta zgjedhur sot qeverinë pa e zgjedhur presidentin po tregon se vendi po hyn në një fazë të re të jostabilitetit dhe për një gjë të tillë barrën duhet ta bartë vetë ai./21Media