Kryederbi i kësaj fundjave në Angli, do të luhet sot në Emiratës” në mes Arsenalit dhe Chelseas, sfidë kjo që nis në orën 17:00.
Mesfushorin e Chelseas, Cesc Fabregasin e pret një ambient armiqësore në “Emirates” për shkak se do të luajë kundër ish skuadrës së tij.
Ish kapiteni i Arsenalit, pritet të ketë një pritje armiqësore për shkak se luan për herë të parë kundër Arsenalit në fanellën e Chelseas, edhe pse Fabregas ka luajtur kundër Arsenalit kur ishte pjesë e Barcelonës.
Por, menaxheri i Chelseas, Jose Mourinhon thotë se nuk është i shqetësuar për këtë çështje, sepse sipas tij, edhe Frank Lampard luajti kundër ish skuadrës së tij. Chelsea në fanellën e Manchester Cityt.
“Unë nuk e di se çfarë pritje ai do të merr. Unë nuk jam i shqetësuar për këtë gjë”, tha Mourinho.
“Frank Lampard luajti në ‘Stamford Bridge’ për Manchester Cityn në janar pa problem dhe ishte një pritje e mirë, andaj nuk shoh arsye për Fabregasin që të mos jetë e njëjta gjë. Por, në qoftë se do të ketë një reagim të keq, ai mund të jetë më shumë së i gatshëm. Ai ka luajtur kundër Arsenalit në fanellën e Barcelonës”, theksoi Mourinho.
