Mesfushori 28 vjeçar Cesc Fabregas, beson se ka bërë më të mirën e tij në ekipin kombëtar dhe shpreson të vazhdojë duke bërë kështu në Euro 2016 në Francë.
Fabregas regjistroi paraqitjen e 98-të për ekipin kombëtar kundër Sllovakisë. Edhe pse i lindur në Katalonia, është jashtëzakonisht krenar që ka arritur kaq shumë me Spanjën dhe thotë se është shumë i lumtur këtu.
“Koha kalon dhe ajo shkon shumë shpejt. Unë e konsideroj veten shumë me fat në futboll dhe në jetë “, tha Fabregas.
