Kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka thënë se e dënon deklaratën e Papës Françesko për shkak se ka thënë se krimi ndaj armenëve para 100 viteve e ka quajtur “gjenocid të parë të shekullit 20”.
Erdogan ka deklaruar se “dënon dhe paralajmëron Papën” që më mos të bëjë gabime të tilla, transmeton AP.
Erdogan edhe njëherë ka kërkuar që historianët të fillojnë një studim të përbashkët që do të mundësonte të vërtetohen faktet e ngjarjeve mes vitit 1915 dhe 1917.
Papa Françesku të dielën me rastin e shënimit të 100 vjetorit të krimeve ndaj armenëve në Perandorinë Osmane, duke folur për ato ngjarje ka përdorur fjalën gjenocid për çka siç kanë vlerësuar mediat e huaja mund t’i prishë marrëdhëniet diplomatike mes Vatikanit dhe Turqisë.
Shumë historian e përshkruajnë vdekjen e një milion armenëve në Perandorinë Osmane si “gjenocid i parë i shekullit 20”, por Ankaraja e mohon këtë akuzë.
Armenët insistojnë se 1.5 milionë pjesëtarë të popullit ë tyre janë vrarë në mes të viteve 1915 dhe 1917 gjatë rënies të Perandorisë Osmane dhe kanë punuar gjatë që bashkësia ndërkombëtare këtë ta quajë gjenocid.
Turqia hedhë poshtë akuzat për këtë krim dhe konfirmon se gjatë konfliktit qytetar kur armenët janë rebeluar kundër Perandorisë Osmane dhe kanë kaluar në anën e trupave ruse, janë vrarë 300 deri 500 mijë armenë e po ashtu edhe aq nga populli turk./KosovaPress/
