Një bandë e përbërë nga nëntë persona shumica shqiptarë akuzohet se ka planifikuar të grabisë vilat e njerëzve më të pasur në Pragë, mes tyre dhe atë të ministrit të Financave njëkohësisht zëvendës kryeministrit çek Andrej Babis
Gjithashtu banda kishte planifikuar të rrëmbente fëmijën e tij.
Lajmi publikohet sot nga media çeke respekt.cz dhe i referohet informacioneve nga shërbimet sekrete.
Anëtarët e bandës u arrestuan në fund të 2014. Banesa e Babis është një ndër shtëpitë e të pasurve në Pragë që banda kishte selektuar si objektiva të grabitjes së tyre.
Përgjimi- Skuadra kundër krimit të organizuar kishin monitoruar lëvizjet e bandës për muaj të tërë pas një informacioni se vila e një biznesmeni cek do të grabitej
Gjatë përgjimeve hetuesit zbuluan se banda kishte planifikuar edhe dy grabitje të tjera njëra e një biznesmeni dhe njëra ishte shtëpia e zv/kryeministrit çek.
Kriminelët kishin hequr mundësinë e grabitjes së shtëpisë për shkak të shtimit të masave të sigurisë ndaj familjes së Babis. Pavarësisht kësaj anëtarët kishin parë mundësinë tjetër atë rrëmbimit tà « fëmijës së tij,
Një oficer policie mendohet se ka bashkëpunuar me ta.
“Banda ishte e sigurt se nuk mund të vepronte pa bashkëpunimin e një oficeri policie të Pragës. Ai do të paralajmëronte ata nëse policia do të shkonte ti arrestonte. Si anëtarët e bandës ashtu dhe oficeri i policisë janë në arrest”, shkruan Respekt.cz
Sipas medias hetimi tashmë është mbyllur dhe shumë shpejt pritet të përpilohet dosja.
Respekt.cz shkruan se grabitjet nuk kanë prapavijë politike.
