​Aksidentohet për vdekje një fëmijë 5 vjeç në Mitrovicë

TË FUNDIT

Një fëmijë 5-vjeç është aksidentuar për vdekje nga një makinë mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.

Fëmija ka qenë me biçikletë kur është aksidentuar dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të pësuara nga aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Shaban Polluzha”. Nuk bëhen të ditura detaje rreth këtij rasti.