​Policia e Kosovës dhe Tempulli bashkëpunim edhe për 5 vite

TË FUNDIT

Bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes Policisë së Kosovës dhe Kolegjit të shkencave të aplikuara teknike “Tempulli” është finalizuar me vazhdimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit edhe për pesë vitet e ardhshme.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo marrëveshje e bashkëpunimit përfshinë ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe njohjen e pjesëtarëve të dy institucioneve me metodat dhe programet bashkëkohore në fusha të caktuara; informimin dhe përkrahjen e mobilitetit në rrugë me qëllim të rritjes së sigurisë si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në interes të dy institucioneve respektive por edhe të shoqërisë, mundësinë që studentët tanë të kryejnë praktikën në hapësirat e Policisë së Kosovës, ofrimin e trajnimeve dhe certifikimit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fushën e trafikut, transportit, logjistikës dhe telekomunikacionit.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe drejtori i Kolegjit Tempulli Muhamed Krasniqi.