​Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi

TË FUNDIT

Kampionia e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronzte në ‘Grand Slam’ të mbajtur sot në xhudo në Abu Dhabi.

Xhudistja pejanë në luftën për vendin e tretë mposhti gjermanen Mareen Kraeh, kjo e fundit kishte mundur më herët Distria Krasniqin.

Majlinda në luftën kundër gjermane tregoi formë mjaft të mirë, duke i sjell Kosovës edhe një medalje nga arena ndërkombëtare.
Kampionia e botës, rrethin e parë kaloi pa luftë, në rrethin e dytë mundi zviceranen Evelyne Tschopp, kurse, në rundin e tretë mposhti polakën Carolina Pienkoëska, ndërkaq, u mund në gjysmëfinale nga braziliania Erika Miranda e Brazilit.