Array

​Kosovës i duhet Gjykata Speciale

Must Read

Një infermiere nga Ohri humb betejën me virusin korona

Spitali i Përgjithshëm në Ohër njoftoi sot se kolegia dhe infermierja e tyre Diana Dimoska e ka...

Pakoja e 4 e masave që peshon 350 milionë euro përfshin mbështetje të sektorëve dhe kategorive të qytetarëve më të goditur

Pakoja e katërt e masave ekonomike që peshon 350 milionë euro është vazhdimësi e tri pakove të...

Banorët e Sarajit i dorëzojnë stufat e vjetra me drurë dhe naftë

Në Komunën e Sarajit sot filloi aksioni i madh ekologjik i Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për...
- Advertisement -

Kosova do të ecë përballë disa proceseve të rrezikshme për shtetësinë e saj, por gjithashtu edhe për kredibilitetin e saj, në veçanti ndaj Këshillit Evropian dhe Bashkimit Evropian, po qe se shteti nuk adreson obligimin ndërkombëtar që ka marrë përmes Kuvendit të Kosovës.

Kështu u tha sot gjatë prezantimit të një studimi nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GSPJ), në tryezën e rrumbullakët me temë “A duhet Kuvendi i Kosovës të themelojë Gjykatën Speciale?”.

- Advertisement -

Qëndrim që mbizotëroi në tryezën ishte se Kosova ka nevojë për një Gjykatë Speciale, ku krimet e bëra gjatë kohës së luftës do të hapen, do të zgjidhen dhe më kurrë nuk do të rihapen përsëri.

Emma Found, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, gjatë prezantimit të studimit të bërë, tha se në rast të moskrijimit të kësaj Gjykate, atëherë një numër i madh i pasojave do të paraqiten për Kosovën dhe imazhi i Kosovës në komunitetin ndërkombëtar do të jetë i dëmtuar
“Ne e dimë që Kosova ka mundësi për të vendosur veprimin e saj në këtë çështje. Nëse nuk e krijon këtë Gjykatë Speciale, atëherë ka një numër të pasojave që mund të ndodhin apo të paraqiten. Kjo do të ishte fokusi që unë do t’ju ofroj edhe pse disa tema tjera dhe analiza janë të përfshira po ashtu në opinione. Çdo njëra nga alternativat që do t’i diskutojmë do të ketë implikacione negative për shtetin e Kosovës. Përveç kësaj, imazhi i Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe partnerët e tjerë do të jetë dukshëm i dëmtuar. Në anën tjetër nëse Kosova zgjedh që të themelojë Gjykatën Speciale do të demonstrojë dedikimin e saj për t’i përmbushur të gjitha obligacionet ndërkombëtare, legale dhe po ashtu interesimi i tyre që të ketë edhe më tutje bashkëpunim ndërkombëtar. Pra, Kosova do të dëshmojë se është e dedikuar në sundimin e ligjit edhe nëse merret me tema të krimit të luftës. Pra, sa i përket debatit të këtillë rreth themelimit të kësaj Gjykate, kjo ka shërbyer për të parë se cilat pasoja paraqiten nëse kjo dështon”, tha Found.

- Advertisement -

Edhe Fisnik Korenica, nga GSPJ tha që rezoluta 1244 do të jetë referim për skenarët ndërkombëtarë, të cilët i referohen Gjykatës Speciale.

”Skenarët ndërkombëtarë që i referohen Gjyaktës Speciale, do të kenë referim tek rezoluta 1244 dhe Kosova si një territor i administruar nga Kombet e Bashkuara, gjë që është një gjë tepër e rrezikshme për shtetësinë tonë, është një hap prapa dhe natyrisht një instrument për shtetet që nuk e duan të mirën e Kosovës, për ta luftuar shtetësinë tonë ndërkombëtarisht dhe për ta luftuar anëtarsimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë e në veçanti në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”, tha Korenica.

- Advertisement -

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zbogar, i cili tha se është pro themelimit të Gjykatës Speciale duke përmendur disa arsye për këtë.
“Sa i përket pyetjes se a duhet Kosova të themelojë këto dhoma speciale, siç i quajmë tani këto dhe përgjigjja ime kuptohet është Po, për arsye sepse tani sapo u listuan alternativat të cilat u listuan, mirëpo unë kam edhe mendimet e mia rreth kësaj. Meqenëse Kosova do të ketë dobi nëse pra themelon këto dhoma speciale. Arsyeja e parë është të themelohet e vërteta për drejtësinë, të vihet drejtësia në vend. Nga raporti i Këshillit të Evropës para disa viteve kanë dalë akuza shumë të rënda. Janë përmendur në atë raport dhe kanë qëndruar mbi Kosovën, por tani koha ka ardhur të sqarohen këto gjera, këto supozime me të cilat do të del në shesh e vërteta”, tha ai.

Sipas shefit të BE-së në Kosovë, janë individët që duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e supozuara të luftës e jo shteti i Kosovës.

Amasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, tha se nëse Gjykata Kushtetuese jep dritën e gjelbër, atëherë puna e saj duhet të fillojë para vitit 2016.
“Çdo diskutim ndërmjet Holandës dhe Kosovës, sa i përket vajtjes në oda speciale të Holandës bëhet relevante vetëm kur Kosova formulon formalisht, i themelon këto dhoma nën ligjet e tjera kombëtare dhe kur BE-ja merr vendime pozitive në financimin e këtyre dhomave speciale. Gjykata Kushtetuese nëse jep pra dritën e gjelbër dhe nëse është përcaktuese në këto diskutime, në çdo parashikim sa i përket punës në këto oda, është ende e vrazhdë dhe është duke dhënë ende variabla të ndryshme. Nëse Holanda vendos pozitivisht në vajtjen e këtyre dhomave speciale, procesi i Kosovës dhe BE-së janë një sukses i kompletuar që këto dhoma të fillojnë këtë punë para 2016 për shkak të zbatimit të negociatave me Kosovën”, tha Bosch.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Teuta Sahatçia, tha se kjo temë nuk është e re dhe se mandatin e kaluar, në Parlamentin e Kosovës është votuar pro themelimit të kësaj Gjykate.

“Mendoj që shteti i Kosovës, si çdo shtet i ri duhet të jetë në gjendje që institucionet e këtij shteti të jenë ato të cilat do të ballafaqohen me sfida jo të lehta, sfida të rënda, por me sfida të cilat do ta sigurojnë një të ardhme të mirë të shtetit të Kosovës. Ne e dimë se kjo temë, nuk është temë e re, nuk është temë e cila tash doli. Në mandatin e kaluar, në Parlamentin e Kosovës, ne veç e kemi votuar, do të thotë që e kemi pasur një shumicë të mjaftueshme, e cila ka votuar për krijimin e bazës për Gjykatën Speciale”, tha ajo.

Sahatçia tha po ashtu se ka qenë pjekuria e partive të opozitës të cilat janë marrë me këtë temë jopopulliste dhe që kanë votuar pro saj. Prandaj, ajo shpreson që deputetët të jenë të gatshëm që përsëri në mandatin e pestë të bëjnë një veprim të duhur për Kosovën dhe për të ardhmen e saj.

- Advertisement -

Një infermiere nga Ohri humb betejën me virusin korona

Spitali i Përgjithshëm në Ohër njoftoi sot se kolegia dhe infermierja e tyre Diana Dimoska e ka humbur betejën me virusin korona.

Pakoja e 4 e masave që peshon 350 milionë euro përfshin mbështetje të sektorëve dhe kategorive të qytetarëve më të goditur

Pakoja e katërt e masave ekonomike që peshon 350 milionë euro është vazhdimësi e tri pakove të mëparshme dhe është sublimim i...

Banorët e Sarajit i dorëzojnë stufat e vjetra me drurë dhe naftë

Në Komunën e Sarajit sot filloi aksioni i madh ekologjik i Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për dorëzimin e stufave të vjetra...

Pendarovski dhe Pahor në Ohër në stërvitjen demonstruese të ekipeve speciale të Armatës

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, Stevo Penarovski dhe Borut Pahor sot e vizituan Kampin për trajnim në ujë të Armatës...

Padi penale kundër 10 personave pasi që slumuan nëpunësit policorë

Më 26.09.2020 SPB - Prilep ngriti padi penale kundër 10 personave në Prokurorinë Themelore Publike - Prilep, si më poshtë: E.E (28),...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -