Kina dhe Franca bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dypalësh

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri kinez Hu Chunhua zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin francez të Ekonomisë dhe Financave Bruno Le Maire. Ata u zotuan për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme, shkruan “Xinhua”.

“Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, patën pesë biseda telefonike vitin e kaluar, në të cilat ata arritën konsensus të gjerë për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Francë dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”, -tha Hu.

Ai theksoi se Kina është e gatshme të punojë me Francën për të zbatuar me zell konsensusin e arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve, për të planifikuar dhe zbatuar mirë në të ardhmen detyrat kryesore të bashkëpunimit Kinë-Francë.

Hu gjithashtu shprehu gatishmërinë e Kinës për të forcuar më tej bashkëpunimin anti-epidemik me Francën, për të thelluar bashkëpunimin në financa, bujqësi dhe fusha të tjera dhe për të zgjeruar në mënyrë aktive fusha të reja të bashkëpunimit të tilla si ekonomia e gjelbër dhe ekonomia digjitale.