Bitkoini arriti vlerë rekorde prej 29 mijë dollarëve

TË FUNDIT

Kriptovaluta bitkoin sot arriti vlerë rekorde prej 29.171 dollarëve amerikanë.

Tregtarët e kriptomonedhës vazhduan të rrisin vlerën e bitkoinit, e cila u dyfishua në tre muajt e mëparshëm, transmetojnë mediat botërore.

Vlera e bitkoinit në vitin 2020 u rrit për 300 për qind, dhe vetëm në muajin e kaluar vlera e saj u rrit për 50 për qind.