VISHEN SI CHARLIE CHAPLIN PËR TË SHËNUAR DATËLINDJEN E TIJ

483
0
SHPËRNDAJE

Chaplin i paharruar.

Aktori dhe regjisori Charles Spencer Chaplin, që për publikun njihet si Charlie Chaplin, ishte për një kohë të gjatë ylli më i njohur i kinematografisë.  Edhe pse vite më parë ndërroi jetë, Chaplin kujtohet dhe nderohet ende nga adhuruesit e filmave të tij. Së fundmi, me rastin e 128 vjetorit të lindjes së tij, mbi 600 adhurues janë mbledhur të veshur me kostume si aktori.

Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha, karakteristika këto që nuk i harron askush ishin të pranishme në tubimin adhuruesve.

Charlie Chaplin ka lindur në vitin 1889 në Londër, ndërsa ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU