BIE i ashpërson kriteret për miratimin e kredive

TË FUNDIT

Kompanitë e vogla dhe të mesme në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) sivjet do të përballen me jashtëzakonisht kritere më të ashpra për miratimin e kredive, theksohet në njërin nga konkluzionet e hulumtimit të Bankës Investuese Evropiane (BIE).

BIE thekson se për herë të parë nga viti 2015 sërish do të fillojnë të rriten kreditë e papaguara, ndërsa bankat në rajonin e  CESEE për shkak të pandemisë me Kovid-19 do të përballen me mjedis më të keq afarist nga kriza financiare në vitin 2007 dhe 2008.

Hulumtimi i BIE, me të cilin janë përfshirë 90 banka, tregon se huadhënësit presin rënie të ashpër të kërkesës për financim, por edhe ashpërsim të dukshëm të kushteve për miratim, ndërsa me këtë edhe rënie të kredive të miratuara.

Fillimisht pritet ulje e kërkesës së kredive për qytetarët./MIA