Angellovska: Masa 14.500 denarë mbështetje financiare për të punësuar vazhdon edhe për pagën e qershorit

TË FUNDIT

Masa prej 14.500 denarë mbështetje financiare për të punësuar vazhdon edhe për pagën e muajit qershor. Dje qeveria ka miratuar ndryshim të dekretit me të cilën masa në vend se dy- do të zgjas tre muaj, ka bërë të ditur ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Facebook.

Ka shtuar se me ndryshim të dekretit, firmat që do të shfrytëzojnë mbështetjen financiare edhe për muajin qershor, në vend se deri në korrik do të duhet të mbajnë numrin e njëjtë të të punësuarve në gusht.

“Deri tani ndihma e shpërndarë: Prill: 21.215 kompani dhe 5.579 kryerës të pavarur të aktivitetit; Maj: 20.507 kompani dhe 5.579 kryerës të pavarur të aktivitetit”, ka theksuar Angelllovska./MIA