Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave serbe, siç e quajnë ata “Zajednicën”.
Në një Tribunë të organizuar sot nga kjo Lëvizje, janë munduar të japin shembuj se krijimi i këtij Asociacioni nuk është i mirë për qytetarët. Një të tillë e dha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se situata e Kosovës është më keq se sa e thonë vetë ata.
E krahas Ahmetit në tribunën e sotme ishte edhe Albulena Haxhiu dhe kryetari i VV-së Visar Ymeri. Madje, ky i fundit kritikoi edhe njëherë Isa Mustafën që më shumë po merret me pronat e tij private se sa me Asociacionin, apo siç e quajti ai “Zajednicën”.
Një kryeministër që flet që një javë dit vetëm për pronë të tij, për Visar Ymerin, kjo dukuri tregon se Isa Mustafa është duke përdor shtetin vetëm për pasurim të vetin privat.
Kryetari i Vetëvendosjes tha se Isa Mustafa, i ka dy mundësi. Njërën, të ndalojë “Zajednicën” dhe tjetrën sipas Ymerit, të jap dorëheqje.
Se “Zajednicën” mund ta ndalin vetëm qytetarët po thotë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Se kur ka presion, sipas Ahmetit, mund të tërhiqet edhe kryemin istri Isa Mustafa.
Organizimin e kësaj Tribune, por edhe shumë të tjerave që do të mbajë Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Visar Ymeri, thotë t’i kenë organizuar për qëllimin e vetëm që qytetarët ta kuptojnë se çka sjellë. E kur ta kuptojnë këtë qytetarët së bashku edhe me Vetëvendosjen, ta ndalojnë atë.
Ymeri, thotë se Kosova nuk ka institucione që i thonë jo kësaj “Zajednicë” dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë qytetarët.
Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se nuk duhet të jesh jurist për të kuptuar se çfarë sjellë kjo marrëveshje. Ajo tha se shteti nuk bëhet me dy individ, duke kërkuar nga qytetarët që të mobilizohen për të ndalur “Zajednicën”.
Aktivistë e qytetarët të cilët morën pjesë në Tribunën e sotshme me thirrjen “Populli s’pranon Zajdenicën”, brohoriten duke kërkuar që të mos pranohet “Zajdenica”.
