​Tiranë:Bashkia i kthen lulishtet qytetit

TË FUNDIT

Bashkia e Tiranës ka nisur këto ditë një sërë aksionesh për të liruar hapsëirat publike dhe trotuaret të zëna nga kioskat apo objekte të tjera pa leje.

Nënkryetari Arbi Mazniku ishte sot në Komunën e Parisit në njësinë numër 5 në kryeqytet ku dha edhe mesazhin për qytetarët; se askush nuk do të lejohet që të uzurpojë hapësirat publike që janë për të gjithë qytetarët dhe jo për individë të caktuar.

Ai bëri të ditur se aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë do të vijojë javë pas jave me secilën njësi, deri në rikuperimin e plotë të hapësirave të zëna padrejtësisht.

Gjithashtu, ai ka falënderuar banorët për mbështetjen që i kanë dhënë strukturave të bashkisë për të kthyer ligjshmërinë në çdo rrugë, trotuar, lulishte dhe hapësire të zënë forcërisht.unnamed (3) unnamed (4) unnamed (5)