​Suspendohen shtatë zyrtarë korrektues

TË FUNDIT

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative në Shërbimin Korrektues të Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Emrush Thaçi ka marrë vendim të suspendimit të katër zyrtarëve korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren lidhur me dyshimin për keqpërdorimit të detyrës zyrtare rasti i arratisjes i të burgosurit, M. K. gjatë përcjelljes humanitare dhe gjetjes së kontrabandës në këtë institucion, njoftoi Ministria e Drejtësië.

Të suspenduarit janë udhëheqësi S. SH., i cili ka qenë në detyrë në zëvendësim të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, udhëheqësi i vizitave M. Z, mbikëqyrësi i lartë O. H. dhe oficeri korrektues D. G.

Me rastin e arratisjes së të burgosurit të tre oficerët korrektues H. F; A. S; dhe I. H. menjëherë janë suspenduar dhe gjenden në arrest shtëpiak.

Lidhur me këto rastet në QP –Prizren janë suspenduar gjithsej shtatë zyrtarë korrektues dhe janë bërë inicime të procedurave penale në policinë e Kosovës lidhur me rastet.

Po ashtu drejtori i përgjigjëm Thaçi ka formuar komision hetues lidhur me rastin e largimit nga pavijoni gjysmë i hapur i të burgosurit R. R. dhe moskthimit nga vikendi i te burgosurit Xh. R. Varësisht nga rezultatet e hetimeve do të merren veprime në përputhje me procedurat ligjore.

“Që nga marrja e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, drejtori i përgjithshëm Thaçi ka nxjerrë disa vendime për luftimin e dukurive negative në SHKK dhe si rezultat i këtyre vendimeve kemi një mori rezultatesh në ndjekjen e dukurive negative në SHKK.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë bërë gjashtë raste të arrestimeve nën keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kemi proceduar disa raste pranë organeve të drejtësisë, ku janë duke u zhvilluar hetime.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, kërkon nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mediat që çdo dukuri negative t`a raportojnë tek SHKK dhe organet e drejtësisë.

Së shpejti SHKK do ta ketë edhe ueb faqen e saj ku do të keni informata të nevojshme për zhvillimet në këtë institucion, si dhe mundësinë e paraqitjes së denoncimeve dhe ankesave për stafin e SHKK”, thuhet në komniktën e MD-ës