​Shala u premton skitarëve mbështetje për Olimpiadën në Norvegji

TË FUNDIT

Në kuadër të takimeve të shumta me federata të sportit të Kosovës, takime këto që kanë për qëllim njohjen më për së afërmi me programet dhe kërkesat e federatave, sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti kryetarin e Federatës së Skitarisë së Kosovës, Hajrush Demajn, të shoqëruar nga Albin Tahiri, pjesë e reprezentacionit të Kosovës në këtë sport.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Demaj u bisedua për “Olimpiadën Botërore 2016”, e cila do të mbahet në Lilehamer të Norvegjisë, dhe ku pritet të marrin pjesë skitarë nga Kosova.

Ministri Shala premtoi përkrahje dhe mbështetje për këtë aktivitet, si dhe për zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.