Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, më të besueshmet për qytetarët e Kosovës përfshirë edhe shqiptarët në veri. Ndërsa me besim më të ulët është kryeministria dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Presidencën e Kosovës.
Këto janë të dhënat që janë dalë nga një hulumtim i Institutit Kosovar për Zhvillim të Politikave (KIPRED).
Në hulumtimin për Monitorim e Sektorit të Sigurisë së Kosovës, KIPRED kritikon Institucionet e Kosovës dhe misionet e huaja për mos raportim të publikut lidhur me kërcënimet terroriste të ISIS-it.
Hulumtuesi i lartë i KIPRED-it, Mentor Agani, në hulumtimin e besueshmërisë së opinionit publik ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovë, si rezultat të kësaj ka nxjerrë Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë si më të besueshmet.
“Dy notat më të larta janë u janë dhënë FSK-së (4.00) dhe Policisë së Kosovës (3.79), ndërsa dy notat më të ulëta u janë dhënë Kryeministrit (2.67) dhe Ministrit të Punëve të Brendshme (2.75). Te shqiptarët që jetojnë në ve riun e Kosovës, dy notat më të larta kanë qenë për FSK-në )3.80) dhe për Policinë e Kosovës(3.50), ndërsa dy notat e ulëta I kanë për Ministrinë e Punëve të Brendshme(2.13) dhe për Kryeministrin (2.20)”, tha Agani.
Kurse te serbët dy notat më të larta i kanë Policia e Kosovës 1.82 ) serbët e veriut: 1.54, dhe serbët poshtë Ibrit, 1.07).
Drejtori Ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, tha se rreziku evident nga sulmet terroriste kohë më parë dhe ndalimi i koncerti të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe arrestimet e fundit të terrorizmit në liqenin e Badovcit, ka vënë në pah kundërthëniet mes deklarimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policës së Kosovës. Peci tha, që Kosova nuk ka një akt juridik për sulmet terroriste.
“Edhe përkundrejt përballjes me kërcënime dhe rreziqe eviden te nga terrorizmi, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, që sipas ligjit është i obliguar të mbajë mbledhje të paktën një herë në tre muaj, nuk ka mbajtur asnjë takim që nga muaji mars 2015…Po ashtu, kjo nuk e ka asnjë akt juridike që i definon procedurat e shpalljes së organizatave si terroriste, dhe as nuk e ka të përcaktuar infrastrukturë kritike që duhet të mbrohet në raste të kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë. Nuk është e thënë që informimi i qytetarëve për nivelin e rrezikut nga sulmet terroriste detyrimisht do të shkaktojë panik”, tha Peci.
Ai, po ashtu vlerësoi se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është në një udhëkryq me rrugë të panjohura dhe se opsioni i vetëm për të ecur përpara me procesin e transformimit të FSK-së në FAK, sipas tij janë hapja e diskutimit në dialogun Kosovë – Serbi në Bruksel.
