Policia e Pejës ka arrestuar një person në Vitomiricë të Pejës si i dyshuar se ka lajmëruar rrejshëm Policinë se kinse është gjuajtur me armë dhe me bomba në shtëpinë e tij.
Sipas policisë më 19 prill rreth orës 21:00 në fshatin Vitomiricë ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi banimi pronar i së cilës është H. Sh., ku ky i fundit ka raportuar në stacionin policor në Pejë, se persona të panjohur kishin gjuajtur me armë në drejtim të shtëpisë së tij, e më pas edhe i kishin hedhur në brendi të shtëpisë një mjet eksplodues që sipas tij mund të jetë granatë dore.
“Lidhur me këtë rast në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të hetimeve dhe krimteknikës rajonale-Pejë si dhe Njësiti special, skuadra e bombave. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është dyshuar se ky rast mund të jetë shkaktuar nga vetë raportuesi H. Sh., ku për këtë gjë janë siguruar edhe prova të gjeturat e njësitit të specializuar për mjetet shpërthyese”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pas kësaj në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe pasi është njoftuar mbi të gjeturat ka urdhëruar që raportuesi i këtij rasti H. Sh. të shoqërohet dhe të intervistohet lidhur me rastin.
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra, sigurimit të provave dhe dëshmive është intervistuar raportuesi i këtij rasti, tani në cilësi të dyshuarit, i cili pasi është konfrontuar me provat dhe të gjeturat lidhur me këtë rast pranon që këtë shpërthim në shtëpinë e tij ta ketë bërë vetë. I njëjti me veprimet e tij është i dyshuar me bazë për veprat penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’ si dhe ‘mbajtje në pronësi ose në posedim të paautorizuar të armës’.
E MËRKURË, 22 PRILL 2015 16:57 | KOSOVAPRESS