​Pique nuk e lë Spanjën, por Realin e do të dobët

TË FUNDIT

Shumë është ngritur pluhur rreth një deklarate të Gerard Pique, i cili kishte thënë se Katalonia duhet të jetë e pavarur, po është zotuar se nuk do të lë ekipin kombëtar spanjoll.

Pique në një konferencë për shtyp ka thënë: “Unë mendoj se tifozët në Spanjë me fishkëllyen mua për shkak të rivalitetit Barça- Real Madrid, por unë nuk do të ndryshojë mendje për atë që kam thënë”, dujke vazhduar se “marrëdhënia ime me lojtarët e Realit është fantastike, sidomos me Iker Casillas. Unë nuk thashë asgjë provokuese për Spanjën, atë që e thashë e thashë për Real Madridin. Nuk e mohoj, e dua Realin vetëm kur humbë. Unë jam krenar që jam pjesë e këtij brezi të Barcelonës sepse kam fituar më shumë se secili futbollist i Realit. Unë nuk luaj për Spanjën për para sepse te Barca fitoj 50 herë më shumë, unë luaj për Spanjën sepse është rregull. Asnjëherë nuk do ti kërkoj falje askujt për këtë çështje” ka përfunduar Pique.