Së paku 12 njerëz për të cilët besohet se janë refugjatë sirianë janë fundosur në det gjatë tentimit që nga Greqia të kalojnë në Turqi.
Në mesin e të vdekurve janë edhe pesë fëmijë dhe një grua, transmeton Reuters.
Në xhirimet e televizioneve shihet trupi i një djali të vogël i veshur me fanellë të kuqe dhe pantallona të kaltra i shtrimë më fytyrë në zall në Bodrum në njërin nga vendet më turistike të Turqisë.
Dy barka në cilat gjendeshin 23 njerëz janë fundosur në det ndërsa shpëtimtarët kanë arritur t’I shpëtojnë shtatë persona ndërsa dy kanë arritur të notojnë deri në breg.
Zyrtarët turq kanë thënë se gjasat janë të vogla për të shpëtuar edhe dy persona që konsiderohen të zhdukur.
