Disa orë pasi u zgjodh lideri i ri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbin ka deklaruar se është kundër bombardimeve të ISIS-it në Siri. Ai bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të kërcënimit xhihadist, duke dalë kështu kundër kryeministrit David Cameron.
Corbin do të përballet me teste të mëdha në ditët dhe javët e ardhshme si planet për të frenuar sindikatat, shkurtimi i përfitimeve dhe të bashkohet me sulmet ajrore kundër ISIS në Siri.
Nga ana tjetër Kryeministri David Cameron është zotuar se ISIS duhet të shkatërrohet në interes të qytetërimit.
Jeremy Corbin u zgjodh lideri i ri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe pasi regjistroi një fitore më të madhe se ajo e Toni Blerit në vitin 1994. Korbin arriti të siguronte 59.5 përqind të votave, duke mundur kështu tre kandidatët e tjerë, Andi Burham me 19 përqind të votave, Ivete Kuper me 17 përqind dhe Liza Kendall e cila arriti të bëjë për vete vetëm 4.5 përqind të elektoratit partiak. Pak minuta pas shpalljes së rezultatit, 66 vjeçari falënderoi zgjedhësit duke e cilësuar procesin si një “ushtrim demokratik”.
