​Largohen edhe 79 afganë nga Kosova, nisen drejt SHBA-së

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sot nga Kosova janë larguar 79 afganë dhe do të nisen drejt SHBA-së.

Ministria përmes një postimi në ”Facebook”, ka bërë të ditur se janë duke punuar me ”USEmbPristina” që mysafirët të fillojë jetën e tyre të re sa më shpejt në Amerikë.

”Po punojmë me partnerin tonë @USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë. Mirupafshim dhe ju dëshirojmë gjithë të mirat duke shpresuar të dëgjojmë përsëri nga ju”, bëhet e ditur nga MPB-ja.

Gjithashtu edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka falenderuar MPB-në për mundësinë e këtij fluturimi dhe ndihmën që kjo e fundit ia ka ofruar.

”Faleminderit edhe një herë Kosovë! Dhe miqve dhe kolegëve tanë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që mundësuan këtë fluturim dhe na ndihmuan në çdo hap të rrugës, vlerësojmë punën dhe partneritetin tuaj të palodhshëm. Faleminderit nga zemra”, thuhet në njoftimin e ambasadës./21Media