Deputeti Albin Kurti në një fjalim të gjatë ka dhënë arsyet e vet pse nuk duhet të votohet Gjykata Speciale.
Me një rast ai ka përmendur edhe heroin Zahir Pajaziti i cili sipas tij e ka ekzekutuar bashkëpunëtorin e Serbisë Ejup Bajgora e qe sipas tij nëse kjo është krim atëherë duhet të zhvlerësohet shtetësia e Kosovës.
Kurti po ashtu ka thënë se ka respekt për LDK-në e vitit 1990-1991 por edhe jo për të bëmat më vonë.
Por ndaj kësaj deklarate të Kurtit ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri i cili i ka thënë Kurtit se nuk ka të drejtë të vlerësojë për LDK-në.
“Më takon një përgjegjësi e imja që ju nuk keni të drejtë të bëni këso vlerësime ato i bëjnë qytetarët me votë. Ne e dimë qëndrimin përbuzës ndaj atij që ka bërë shumë e kam fjalën për presidentin Rugova dhe mos na moralizoni këtu”, i ka thënë Beqiri, Kurtit.
