Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai me këtë rast do të ketë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.
Takimi me Osmanin do të mbahet në orën 12:05, ndërsa me Kurtin do të ketë takime kokë më kokë në orën 10:10 dhe më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Takimi me Konjufcën është paralajmëruar për në orën 12:55.
