​Këto janë 16 skuadrat që vazhdojnë në Ligën e Kampionëve

TË FUNDIT

Është kompletuar tashmë grupi prej 16 skuadrave që do të vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Dihet tashmë që do të mungojnë skuadra të mëdha si Barcelona, Juventusi e Atletico Madridit në këtë fazë, por përkundër kësaj, do të shohim ballafaqime jashtëzakonisht interesante në vitin që po vjen.

Këto janë të gjitha 16 skuadra që do të presin shortin që do të hidhet të hënën në Nyon të Zvicrës:

PSG, Benfika, Borussia Dortmund, Manchester City, Rb Leipzig, Real Madrid, Eintracht Frankfurt, Tottenham, Club Burgge, Porto, Inter, Bayern Mynih, Liverpool-Napoli, Milan, Chelsea.