​I'u dha lamtumira e fundit Komandant Sylës

TË FUNDIT

Iu dha lamtumira e fundit kolonel Avdullah Babalijës, apo si njihej Komandant Syla. Qindra persona morën pjesë në varrimin e tij, ku aty u tha se ai ishte luftëtarë i nivelit të lartë që udhëhoqi projekte me peshë për kombin tonë.
Për të foli edhe Ramush Haradinaj i cili ndër të tjera tha:
2“Ai i takon luftëtarëve shqiptarë të nivelit të lartë, komandantëve, atyre që kanë udhëhequr projekte me peshë për kombin, edhe pse këto vite pas luftës nuk kemi mujt jo sa duhet por sa ka qenë detyrë e jona për me zbardh këtë të vërtetë e me u dit kjo e vërtetë, historia do ta bëjë këtë. Avdullah Babalija i takon luftëtarëve që në kombin tonë do të renditen lartë. Ndarja e tij ishte e papritur, e dhimbshme, e vështirë”, tha ai.

Përveç mbledhjes komemorative, për të u mbajtën edhe homazhe po në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë,ku morën pjesë shumë qytetarë përveç familjarëve dhe atyre që e kanë njohur nga afër.