Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pritet që së shpejti të lëshoj lejen për qendrën e ndërtimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit për 12 fshatrat e Rekës së Keqe, nga burimi “Bjeshka e Babaj Bokes” e gjer në fshatin Nivokaz të komunës së Gjakovës.
Kështu është thënë sot në debatin publik të Kuvendit Komunal të Gjakovës, i cili u organizua në bashkëpunim me MMPH-në, për të bërë Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Qendrën për ndërtimin e rrjetit kryesor të këtij ujësjellësi.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha se ky debat ka qenë i obligueshëm në mënyrë që të shihen kërkesat konkrete nga banorët.
