Zyrtarisht çift! Fotot e para të Kim Kardashian dhe të dashurit të saj

TË FUNDIT

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre teksa janë fotografuar të kapur për dore, në ditëlindjen e komedianit në Kaliforni.

Pete së fundi udhëtoi në Kaliforni për ditëlindjen e tij të martën dhe kaloi kohë me Flavor Flav në rezidencën e nënës së Kim, Kris Jenner, Palm Springs.

Kardashian dhe Davidson u panë për herë të parë duke u kapur për dore në një xhiro në Knott’s Scary Farm në Kaliforninë Jugore më 29 tetor, menjëherë pas koncertit të saj “SNL” – ku dyshja ndanë një puthje gjatë një sketch-i.

Sërish, ata kanë dalë për dore në publik duke konfirmuar kështu romancën e tyre, siç mund ta shihni nga fotot e publikuara nga mediat e huaja.

Pete është partneri i parë për Kim Kardashian që kur ajo u divorcua nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti. Ndërkohë, Pete, i cili mbushi 28 vjeç të martën, ka qenë më parë i lidhur me disa vajza të famshme, duke përfshirë ish-të fejuarën e tij, Ariana Grande.

MARKETING I PAGUAR POLITIK