Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa

TË FUNDIT

Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s ka thënë të martën se nuk pret tërheqje të mëtejmë të trupave amerikane nga Evropa – të paktën jo së shpejti – jashtë 5000 trupave që presidenti amerikan i lajmëroi se do të tërhiqeshin.

Gjenerallejtënant Alex Grynkewich në selinë e NATO-s në Bruksel ka deklaruar se në terma afatgjatë priten rizhvendosje derisa shtetet evropiane vazhdojnë të ndërtojnë kapacitete mbrojtëse, raportoi AP.

“Do të largohen 5000 trupat nga Evropa. Është krejt çka pres në një kohë afatshkurte”, ka thënë ai.

Presidenti Donald Trump pati disa përplasje me kancelarin gjerman pasi Friedrich Merz pati thënë se SHBA-ja po “turpërohej” nga udhëheqja iraniane dhe e kritikoi atë që e quajti mungesë strategjie e SHBA-së në luftë.

Numri i trupave që largohen mbetet i vogël krahasuar me 80,000 ushtarë amerikanë janë të stacionuar në Evropë.