Në një konferencë për shtyp të organizuar në kompleksin e stadiumit të Dortmundit, e në të cilën kanë marrë pjesë Presidenti i Klubit Borussia Dortmund, Watzke dhe trajneri aktual i saj Jurgen Klopp, është konfirmuar se ky i fundit do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Jurgen Klopp ka deklaruar se nuk është i lodhur nga futbolli, dhe nuk mendon të pushojë për ndonjë kohë, por poashtu ka deklaruar se nuk është në bisedime me asnjë klub për momentin.
Ndërsa gjatë konferencës janë vërejtur edhe lotët e Presidentit të Klubit Hans-JoachimWatzke, i cili si duket e përjetoi keq largimin e trajnerit Klopp.
Ndërsa sipas spekulimeve trajneri i cili me Dortmundin ka përjetuar suksese të mëdha në Bundesligë, në Kupën Gjermane e poashtu edhe në arenën evropiane, po kërkohet nga ekipet më të mëdha evropiane si Manchester City dhe Milan.
