Zyrtare: Hillary Clinton – kandidate për presidente

TË FUNDIT

Hillary Rodham Clinton do të kandidojë për të dytën herë për postin e kreut të SHBA-ve.
Një nga këshilltarët e saj tha se ajo do të jetë kandidate e Partisë Demokratike amerikane për presidente të SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2016.

Shpallja u dha nga emaili i John Podestës, që është përgjegjës për kampanjën e Clintonit, transmeton Telegrafi.

“Doja ta dëgjoni nga unë: është zyrtare. Hillary do të kandidojë për presidente”, thuhet në emailin e tij.

Në anën tjetër, presidenti i tashëm amerikane, Barack Obama, ka thënë se Hillary Clinton do të ishte një “presidente e shkëlqyeshme”.

“Ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008, ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme, ajo ishte një sekretare e jashtëzakonshme e shtetit, ajo është mike imja dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”, ka thënë ai.