Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 28 dhjetor ka reaguar zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, transmeton TV21. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shprehur keqardhje lidhur me vendimin e KQZ-së. Theksojnë se politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera politike është i dëmshëm për një proces gjithëpërfshirës.
“Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë shpreh keqardhje lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”- thuhet në njoftim.
Kujtojmë se djatë një mbledhjeje të mbajtur të martën, më 02.12.2025, me 2 vota pro, dy kundër dhe 7 abstenime, KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
