Zvornik (BeH): Një polic i vrarë e dy të plagosur

TË FUNDIT

Një sulmues për shkaqe ende të paverifikuara, ka vrarë një polic kurse dy të tjerë i ka plagosur derisa po parkonte veturën e tij para ndërtesës së stacionit të policisë në Zvornik, qytet në lindje të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Policët e plagosur kanë thënë se një djalosh rreth të 25-tave ka shtier me armë zjarri në ta duke bërtitur “Allahu ekber”(Zoti është i madh).
Njoftohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit është vrarë edhe sulmuesi, të cilin më pastaj policia e ka identifikuar.
Ky rast ka tronditur Bosnjën dhe Hercegovinën kurse zyrtarë të sigurisë të këtij vendi druajnë se ky rast është fillimi i aksioneve të tjera terroriste që mund të pasojnë./21 Media