Zvogëlohet pesha e bukës me çmim të ngrirë? Bytyqi: Thërras Inspektoratin që të sanksionojë

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot bëri thirrje te Inspektorati i Tregut që të sanksionojë prodhuesit në rast se konstatohet se buka që shitet me çmimi të ngrirë, respektivisht buka që shitet për 33 denarë, ka peshë më të vogël se më parë, shkruan TV21. Bytyqi tha se me ngrirjen e çmimit të bukës nuk është dëmtuar biznesi, pasi në të njëjtin çmim parashihet edhe fitimi i kompanive. TV21

“Nëse këto informata të cilat ju sot po i thonë, që sasia e bukës, vëllimi i saj është më i vogël nga që është i parashikuar dhe shitet me çmimin e ngrirë, unë thërras Inspektoratin e Tregut që të del në terren, të sanksionojë sepse kjo nuk është në bazë të vendimit që Qeveria e ka sjellë”, tha mes tjerash Bytyqi./tv21.tv