Kosovarët marrin pjesë me 5.4 për qind në numrin e përgjithshëm të banorëve të Zvicrës Kosovarët marrin pjesë me 5.4 për qind në numrin e përgjithshëm të banorëve të Zvicrës
Në fakt, ky shtim ka të bëjë me faktin se qytetarët nga Kosova në Zvicër që nga pavarësia e 17 shkurtit 2008, janë riregjistruar me shtetësi kosovare.
Sipas “Statistik Zuëanderung”, 15.8 për qind e italianëve përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Zvicër. Gjermania pason me 15.3 për qind, Portugalia me 13.5 dhe Franca me 6 e Kosova me 5.4 për qind.
Në Zvicër janë regjistruar vitin e kaluar 10,208 kosovarë, që shënon rritjen më të madhe pas portugezëve dhe italianëve, bëhet e ditur në statistikat e migracionit, që i ka bërë publike Sekretariati për Migracion, raporton Albinfo.Ch.
Sipas zëdhënësit të SEM, Martin Reichlin, kjo ka të bëjë kryesisht me faktin se qytetarët nga Kosova në Zvicër që nga pavarësia e Kosovës janë riregjistruar me shtetësi kosovare.
Sipas SEM, në anën tjetër ka ulje të nacionalitetit serb në Zvicër.
Shumica e të huajve jetojnë në Kantonin e Cyrihut, pastaj vjen Vaudi, Gjeneva dhe Aargau.
