Zvicra do të bëhet më pasaporta të reja

TË FUNDIT

Edhe pse ende nuk janë bërë pesë vjet, që kur ishte prezentuar pasaporta e re biometrike zvicerane, tashmë po planifikohet versioni i ardhshëm. Në dy vjetët e ardhshëm, sipas Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), planifikohet prodhimi i tyre.

Zëdhënësja e Fedpol, Myriam Stucki, për “NZZ am Sonntag” bënë të ditur se do të ndryshojnë karakteristikat e sigurisë dhe materiali. Kurse, sa u përket të dhënave personale, do të mbeten shenjat e gishtërinjve dhe një foto. Çdo vit do të prodhohen sipas parashikimeve nga ana e Zyrës Federale të Policisë 590 mijë copë

Megjithëkëtë, pasaportat e vjetra mbeten të vlefshme. / 21MEDIA