Zvarritet ndërtimi i poliklinikave modulare, po shqyrtohet dokumentacioni për të përmirësuar projektet

TË FUNDIT

U bënë 10 ditë nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë, ndërsa ende nuk ka informacione se kush e ka bërë mbikëqyrjen dhe kush ka i dhënë dokumentet për pranim teknik të spitalit. Kryeprokurorja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, tha se dje është kompletuar i gjithë dokumentacioni ndërsa hetuesit sot kanë filluar me punë.

 “Dokumentacioni ishte kërkuar jo vetëm nga Byroja për furnizime publike, por edhe nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Në Byronë për furnizimi publike kishte pak dokumente dhe i morëm të martën, ndërsa nga Ministria për Punë dhe Politike Sociale i kemi marrë dje diku pas orës 14, kështu që sot hetuesit filluan me shqyrtimin e parë të dokumenteve”, tha kryeprokurorja Villma Ruskoska.

E për këtë shkak po zvarriten punimet e tri poliklinikave modulare në Shkup. Asaj në Butel, Gjorgje Petrov dhe Lisiçe e Re. Ministri i Filipçe thotë se po shqyrtohet dokumentacioni i projekteve të këtyre poliklinikave modulare që të shihet ku qëndrojnë mangësitë në ndërtimin e tyre.

“I kemi ngadalësuar punimet që të shohim a mund diçka shtesë të bëhet në përmirësimin e këtij projekti. Në vendet ku po vendosen poliklinikat modulare janë baraka të thjeshta. Ato janë nga druri, janë shumë të vjetra, më shumë se 50-60 vite. Por gjithsesi duam ta dimë se çfarë do të tregojë hetimi dhe ta shohim vallë këtë projekt ta përmirësojmë dhe pastaj ky projekt do të vazhdojë”, deklaroi Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe këto poliklinika sipas parashikimeve duhej që deri në fund të shtatorit të jenë gati. Në pyetjen se a është bërë kontroll në rast se ka lëshime në spitalet modulare, ministri thotë se u ka dhënë urdhër të gjithë drejtorëve të bëjnë kontrolle të instalimit të rrymës dhe kanalizimit, e deri më tash nuk është hasur asnjë problem. Shton po ashtu se pa ndërtimin e këtyre spitaleve modulare nuk do të mund të përballohej pandemia.